Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Konferenca kuqezi: Memolla dhe Kamberi flasin para dy ndeshjeve të nëntorit
Florian Kamberi, sulmuesi nga Hibernian që ka zgjedhur të luajë me Shqipërinë, dhe Hysen Memolla, sot ishin të përzgjedhurit e zyrës për shtyp të FSHF-së për të dalë në konferencë për shtyp. Kombëtarja jonë e futbollit këtë javë luan ndaj Andorrës dhe Francës, kështu që vëmendja është totalisht tek ata.
"Më kanë pritur shumë mirë. Ishte e lehtë të zgjidhja, edhe pse mund të luaja edhe me Kosovën e Zvicrën. Jam në formë të mirë. Nuk e di kur do luaj, janë të tjerët që merren. Me trajnerin akoma nuk kam folur. Do kisha dëshirë të luaj me dy sulmues. 3-5-2 më shkon për shtat, por trajneri e di më mirë", - u shpreh Kamberi.
Hysen Memolla tha se edhe ai mund të përshtatet me sistemin me tre mbrojtës, pesë mesfushorë dhe dy sulmues.
"Kemi objektivat tona, duhet të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje. Konkurrenca është e mirë, pasi jep më shumë çdo stërvitje. Ndoshta luaj unë, Lenjani apo Trashi. Nuk ka rëndësi. Të gjithë duan të bëjnë gol. Sistemin 3-5-2 nuk e kam luajtur shumë. Besoj se mund ta bëj. Kam kuriozitet ta provoj", - deklaroi ai.