Flash News

KRYESORE

Konferenca me BE, Rama ftesë Metës dhe Bashës për t’u ulur në tryezë

Konferenca me BE, Rama ftesë Metës dhe Bashës për t’u

Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një ftesë për t’u ulur në një tryezë të përbashkët presidentit Ilir Meta dhe Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  për konferencën ndërqeveritare me BE-në.

"Ne po përgatitemi për konferencën ndërqeveritare me BE-në. Plani i punës është i detajuar për muajt në vijim.

Qeveria mban peshën kryesore, por duhen të gjithë aktorët. Ne jemi të mirëvullnetshëm për tu ulur në një tryezë të gjerë me presidentin, kryetarin e opozitës e të gjithë aktorët e tjerë përfaqësues të institucioneve të pavarura, në një tryezë ku të shprehim vullnetin e përbashkët. Jo tu kërkojmë të tjerëve që të bëjnë detyrat tona si qeveri dhe as për tu imponuar të tjerëve se cfarë do të bëjnë por për të dhënë mesazh të fortë uniteti kombëtar në këtë proces. Nuk na rezulton se dikush ka një mendje tjetër, pra të gjithë duan integrimin e Shqipërisë në BE", tha Rama.

Të fundit