Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Konferenca me Bushatin, ministri turk: Tiranës i kemi dorëzuar listën me emrat e njerëzve të Gylen; kërkojmë ekstradimin
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu deklaroi sot në Tiranë se vendi i tij i ka dorëzuar autoriteteve shqiptare listën me emrat e bashkëpunëtorëve të Lëvizjes Gylen. Çavusoglu theksoi se Ankaraja pret ekstradimin e këtyre personave dhe se kjo kërkesë i është bërë Shqipërisë edhe në rrugë zyrtare.
“Shqipëria pas atij grushti shteti ka treguar solidaritet ndaj Turqisë. Ka një strukturë të FETO-s (Gylen) tepër serioze në Shqipëri, në çdo fushë. Ata kanë përdorur sistemin arsimor duke depërtuar shumë mirë në sistemin shtetëror. Ne presim diçka nga Shqipëria mike. Ne presim që të mbyllen institucionet që zhvillojnë veprimtari anti-turke në Shqipëri. Kjo organizatë është kërcënim tepër serioz për Shqipërinë pasi mund të bëjnë çdo gjë. Ne nuk strehojmë asnjë terrorist që mund të vijë nga Shqipëria dhe këtë gjë presim edhe nga miqtë tanë shqiptarë. Ne i kemi transmetuar në mënyrë të qartë të gjitha kërkesat për eleminimin e FETO-s këtu. Kemi dhënë lista me emra, gjithashtu, ka lista edhe për personat që ne kërkojmë ekstradimin, e kemi bërë këtë edhe në rrugë zyrtare. Kemi paraqitur vendimet e gjykatave dhe dokumentat përkatëse, kjo është e rëndësishme për ne dhe për Shqipërinë”, theksoi ministri turk.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati vuri në dukje procedurën e komplikuar për rastet e ekstradimit dhe refuzoi të komentojë më shumë për këtë çështje në konferencën për shtyp.
“Përgjigja e shtetit shqiptar është ajo përgjigje që i kemi dhënë Turqisë. Shqipëria ka qenë një ndër vendet e para që është solidarizuar me Turqinë në rrethanat e grushtit të shtetit, por nga ana tjetër Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për BE. Kemi nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare për ekstradimin dhe çdo politikë e tillë ndiqet në rrugë diplomatike dhe asesi në konferenca shtypi”, tha Bushati.
Gjatë konferencës, Çavusoglu përsëriti disa herë se Shqipëria kërcënohet seriozisht nga veprimtaria e Lëvizjes Gylen dhe kërkoi marrjen e masave të menjëhershme.