Flash News

KRYESORE

Konferenca në Bruksel/ Përplasja e Bushatit me gazetaren shqiptare në prani të Federica Mogherinit

Konferenca në Bruksel/ Përplasja e Bushatit me gazetaren shqiptare

Ashtu si kryeministri Edi Rama disa vite më parë, edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nuk i ka pritur mirë pyetjet e korrespondentes së ‘Abc News’ në Bruksel, Erisa Zykaj. Gazetarja shqiptare pyeti Bushatin dhe Mogherinin për ‘çështjen Tahiri’ dhe largimin masiv të njerëzve nga Shqipëria, por ministri i ka konsideruar pyetjet të ndikuara politikisht.

Pjesë nga përgjigjja e Bushatit:

Faleminderit për pyetjet dhe për komentet në të njëjtën kohë që shoqëruan pyetjet. Besoj se është shumë e shëndetshme për procesin e transformimit në të cilin është përfshirë Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor që faktet të ndahen nga komentet dhe nga konsideratat qofshin këto politike apo gazetareske... Më vjen keq që iu referuat në mënyrë të gabuar investigimit që bëhet në Prokurorinë e Katanias. Thjesht sa i përket përcaktimit dhe vendosjes së fakteve në tryezë mund t’ju them se përgjigjja që ka ardhur nga mazhoranca ka qenë e drejtpërdrejtë. I jemi përgjigjur kërkesës së Prokurorisë Shqiptare dhe jo Prokurorisë së Katanias për t’i hequr imunitetin ish-ministrit sot deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Gazetarja ‘gozhdon’ Bushatin nga Brukseli për Tahirin dhe drogën: Si përgjigjet ministri dhe Mogherini

Të fundit