Flash News

KRYESORE

Konferenca për klimën zhvillohet në nivel teknik, vendimet që u morën

Konferenca për klimën zhvillohet në nivel teknik, vendimet

Përfaqësues nga rajoni i Ballkanit Perëndimor u mblodhën sot në Tiranë për të diskutuar çështje të rëndësisë themelore për forcimin e veprimtarive për prosperitetin e ardhshëm të vendeve të rajonit në fushën e mjedisit.

Disa nga konkluzionet e arritura gjatë aktivitetit janë: hartimi i një udhëzuesi për rajonin e Ballkanit Perëndimor; përshpejtimi i financave në Mbështetje të Projekteve Klimatike dhe identifikimi i prioriteteve të përbashkëta për veprimtarinë rajonale mbi klimën.

Gjithashtu vihet theksi tek nevoja për elaborimin e projekteve dhe programeve të përbashkëta, të cilat fokusohen në prioritetet e identifikuara, duke marrë angazhimin e fortë me burimet e disponueshme të financimit të aksioneve mbi ndryshimet klimaterike, bërë kjo edhe përmes paraqitjes së projekteve rajonale.

Konferenca ka nisur me tensione nga pala kosovare dhe serbe, por më pas, me largimin e ministrit kosovar të Mjedisit, ministrit Blendi Klosi dhe ambasadorëve, mbledhja ka vijuar në nivel teknik.

Të fundit