Flash News

KRYESORE

Konferenca për shtyp, Duka falenderon Ceferinin për mbështetjen

Konferenca për shtyp, Duka falenderon Ceferinin për mbështetjen

Po mbahet konferenca për shtyp e presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, me presidentin e FSHF, Armand Duka. Fjalën e ka marrë Duka, i cili uroi sllovenin për prezencën në inaugurimin e stadiumit të ri kombëtar dhe e falënderon presidentin e qeverisë europiane të futbollit për ndihmën konkrete për realizimin e këtij projekti madhor.

“Mirëmbrëma të gjithëve, mirë se keni ardhur. Më lejoni që në emrin tuaj dhe të gjithëve, t’i uroj mirëseardhjen presidentit të UEFA-s në këtë ditë të rëndësishme për futbollin shqiptar. Ne sot jemi për herë të parë në këtë stadium, inaugurojmë veprën më të madhe sportive të Shqipërisë.

Dua ta falënderoj presidentin jo vetëm për prezencën sot në këtë ditë të shënuar për futbollin shqiptar, por edhe për mbështetjen e tij konkrete, financiare në realizimin e këtij projekti. Faleminderit edhe njëherë që keni ardhur dhe faleminderit president për prezencën tuaj“,shtoi kreu i FSHF-së.

Të fundit