Flash News

KRYESORE

Konferenca për shtyp e ministres Gjonaj, LSI: Akoma nuk e ka marrë SPAK këtë?

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, doli sot në një konferencë për mediat për t’iu përgjigjur Presidentit Ilir Meta në lidhje me akuzat drejtuar ndaj saj. Sipas Gjonajt, halli i vetëm i Metës është reforma në Drejtësi.

Deklaratat e Gjonaj shkaktuan reagimin e menjëhershëm të nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Vasili ka publikuara edhe një herë tjetër të gjitha dokumentet që sipas tij janë falsifikuar nga Ministria. Ai i bën thirrje Etilda Gjonajt të largohet sa më parë nga detyra, duke shprehur habinë se si SPAK-u ende nuk ka nisur hetimet mbi akuzat publike ndaj Gjonajt.

“Nuk e mori SPAK-u akoma këtë mashtruesen e Ministrisë së Drejtësisë! Akoma pret SPAK-u për ta marrë këtë. Akoma s’ka ikur kjo nga sytë këmbët.

Mashtruesja ministre falsifikon shkresat me mafiozët e Ministrisë së Drejtësisë ditën për diell dhe del e kakaris si gjeli mbi pleh.

Mashtruesja firmos rrugaçërira shtetërore si e marrë se ja kërkon i marri. Mbahu mashtruese, mbahu, nuk ke pare gjë akoma…..

Është shumë e rëndë kjo histori, nuk është punë golash… Shihi mashtruese edhe njëherë falsifikimet dhe ik sa s’është vonë!”, shkruan Petrit Vasili.

Të fundit