Flash News

KRYESORE

Konferenca për shtyp, Ndoji fton tifozët kundër Andorrës

Konferenca për shtyp, Ndoji fton tifozët kundër Andorrës

Emanuele Ndoj sot foli në konferencë për shtyp para ndeshjeve me Andorrën dhe Francën. Ai e ka kaluar dëmtimin dhe pritet titullar në Elbasan

“Pas dëmtimit kam qenë 3 muaj jashtë. Tani kam filluar të stërvitem. Ndihem më mirë fizikisht. Mund të kem 70 minuta në këmbë me ekipin. Ta shohim në stërvitje. Është një gëzim i madh të jem në ekipin kombëtar. Lojtarët që kanë ardhur janë shumë të fortë. Konkurrenca është e mirë", - u shpreh mesfushori.

“Ne mendojmë për ndeshjen e radhës. Fillimisht do të përqendrohemi 100% tek Andorra dhe më pas do të mendojmë për Francën. Tifozët janë një ndihmë shumë e madhe, pasi të japin një karikim të fortë. Dua t’u bëj thirrje tifozëve, që të jenë në Elbasan me Andorrën, pastaj të mendojmë për Francën", - shtoi ai.

Të fundit