Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konfindustria kërkon reprocitet me Italinë: Bllokoni prodhimet dhe shërbimet “Made in Italy”
Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të bllokojë disa nga prodhimet dhe shërbimet e Italisë në Shqipëri si një masë balancuese reciproke ndaj vendimit që shteti fqinj mori ndaj Call Center-ave.
Sipas Konfindustrisë, ndalimi “de facto’ me nismen e qeverise italiane te importit të sherbimeve Call Center nga vende të treta përfshi Shqipërinë është në kundërshtim të plotë me parimet e tregtisë së lirë, rregullave të Organizatës Botërore të Tregtise/OBT dhe marreveshjeve të integrimit të Shqiperise me BE. Në thelb, kufizimi i vendosur me nismën e qeverise së Italisë për importet shqiptare të shërbimit Call Center është i njëjtë sikur qeveria e Shqipërisë të detyronte ndërmjet penaliteteve të ndryshme importuesit vendore të ndalonin dhe/ose kufizonin hyrjen e prodhimeve dhe shërbimeve me certifikate të origjinës italiane në tregun shqiptar. Si masë ndëshkuese reciproke mund të konsiderohet deri edhe vendosja e taksave speciale shtese për importet e prodhimeve dhe shërbimeve italiane ne tregun shqiptar.
Industria e sherbimeve të ashtuquajtura Call Center në Shqipëri punëson me kontrata te rregullta mbi 25 mije individë, që rrezikojnë seriozisht të humbasin vendin e punës nga masat e fundit shtrënguese të qeverise italiane. Qeveria e Italisë nëpërmjet kërcënimit te gjobave të renda, ka kushtëzuar marrëveshjet e tipit kartel të kompanive kryesore italiane për ndalimin e importeve të shërbimit të marketingut “call center” nga vende të treta jashtë BE, ku Shqipëria është ndër më të prekurat, përfundon njoftimi zyrtar i Konfindustria.