Flash News

KRYESORE

Konfirmohet blerja, ‘Dyqan Taxi’ bëhet pjesë e ‘Balfin’ të Samir Manes

Konfirmohet blerja, ‘Dyqan Taxi’ bëhet pjesë e

Politiko.al raportoi më 26 maj se kompania ‘Balfin’, që zotërohet nga Samir Mane, po zhvillon negociata për të blerë kompaninë ‘Dyqan Taxi’, dyqani më i madh i shitjeve ‘online’ në Shqipëri. Sot, ‘Balfin’ ka konfirmuar se negociatat janë mbyllur me sukses dhe ‘Dyqan Taxi’ është tashmë pjesë e këtij grupi.

“Dyqan Taxi”, subjekti më i madh i shitjeve online në Shqipëri që nga sot është kompania më e re që i shtohet Grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe rajon. Ndërrimi i pronësisë së kësaj kompanie vjen në një kohë kur tendenca e blerjeve online është në rritje progresive në nivel global, ku padyshim nuk bën përjashtim as vendi ynë. Hyrja e grupit Balfin në këtë sektor, është garanci e shtuar për sukses të mëtejshëm drejt profesionalizmit, seriozitetit dhe rregullimit të tij”, thuhet në njoftimin e kompanisë ‘Balfin’.

Shit-blerjet online janë një fenomen që po zgjerohet me hapa të shpejtë në Shqipëri, pasi kanë një sërë avantazhesh, që lidhen me kosto më të pakëta dhe transport më të shpejtë.

Të fundit