Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Konfirmohet marrëveshja me BDI, Zaev do të jetë kryeministër i Maqedonisë së Veriut për 4 vitet e ardhshme
Zoran Zaev do të jetë kryeministër i Maqedonisë së Veriut për 4 vitet e ardhshme.
Pas takimit me Kreun e BDI-së, Ali Ahmeti ka konfirmuar se mes tyre është arritur një marrveshje për qeverinë e re, teksa Zaev theksoi se ai do të jetë kryeministër i vetëm i vendit për 4 vitet e plota të qeverisë LSDM-BDI, duke lënë të nënkuptohet se kryeministër shqiptar nuk do të ketë.
Së fundmi, bisedimet janë zhvilluar në nivel të Sekretarëve të Përgjithshëm të LSDM-së dhe BDI-së, Lupço Nikollovski dhe Artan Grubi, ndërkohë që në një pjesë të medias janë përhapur zëra se dy partitë kanë rënë dakort për një model 3+1 të drejtimit të qeverisë, përkatësisht tre vitet e para kryeministri të ishte i Social-demokratëve ndërsa vitin e fundit posti i kreut të qeverisë t’i lihet integristëve, me kusht nëse pushteti do të zgjaste katër vjet.
Mirëpo, këto zëra i kanë hedhur poshtë si të pavërteta eksponentë të Lidhjes Social Demokrate.
Nga ana tjetër, BDI-ja akuzon dy partitë e koalicionit, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për minimin e pozitës në bisedimet për qeverinë. “Opozita, sipas BDI-së, po endet korridoreve të LSDM dhe VMRO për të dështuar ideali kombëtar i shqiptarëve”. Ndërkaq, zyrtarë të Aleancës janë shprehur se “BDI-ja tashmë është pajtuar për të marrë pjesë në qeveri duke anashkaluar premtimet për kryeministrin shqiptar dhe se tani po kërkon mënyra për t’u arsyetuar para eletoratit të vet për misionin e dështuar”.
VMRO-DPMNE-ja, ndërkohë nuk flet më për synimet e formimit të një koalicioni qeverisës, ndërsa ajo po përgatitet të paraqesë një nismë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të Presidentit Pendarovski për dhënien e mandatit zotit Zoran Zaev për forminin e Qeverisë, çka opozita maqedonase e quan si kundërkushtetuese, për shkak se socialdemokratët nuk kishin siguruar shumicën parlamentare prej 61 deputetësh.
Vetë LSDM-ja me 4 deputetët e Lëvizjes Besa ka 46 vende në parlament dhe me 15 deputetët e BDI-së bëjnë shumicën e nevojshme prej 61 votash për ta miratauar kabinetin qeveritar. Në koalicion pritet të jetë edhe Partia Demokratike Shqiptare me një ligjvënës në parlamentin prej 120 vendesh. Por një koalicion i tillë megjithatë nuk konsiderohet i qëndrueshëm dhe qeveria e re, sipas disa analistëve, do të përpiqet të afrojë deputet të opozitës si maqedonase edhe shqiptare. Parlamenti i ri, ndërkohë ende nuk e ka zgjedhur kryetarin e tij.