Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Konfirmohet në detyrë drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Vlorë
Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Vlorë, Altin Binaj është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Seanca dëgjimore në KPK u drejtua nga trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.
Altin Binaj ka mbajtur postin e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës si dhe ka drejtuar prokuroritë e Fierit dhe të Durrësit, gjatë viteve 2008-2013.
Në vitin 2013, prokurori Altin Binaj u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme, ku kryesoi drejtorinë e hetimit të korrupsionit. Prej vitit 2016, Binaj drejton Prokurorinë e Apelit të Vlorës.