Flash News

KRYESORE

Konfirmohet nga Prokuroria e Vlorës: Mbi 80 persona janë zhdukur 3 vitet e fundit

Konfirmohet nga Prokuroria e Vlorës: Mbi 80 persona janë zhdukur 3

Tre vitet e fundit e kanë shndërruar qytetin e Vlorës në një arenë hakmarrjesh, rrëmbimesh dhe zhdukjesh dhe vrasjesh, ku nuk dihet fati i 80 personave.

Statistikat janë pranuar edhe nga prokurorja e Vlorës, Flora Çela. “Rezulton se numri i personave të raportuar, të zhdukur, të humbur, nga familjarët… nga viti 2015 deri tani, ka pasur një numër rreth 80 referimesh”, - thotë prokurorja Flora Çela per emisionin investigativ 'Top Story'.

Nga denoncimet e familjarëve organet ligjzbatuese kanë evidentuar vetëm katër raste për ekzistencën e veprave penale, atë të trafikimit të lëndëve narkotike dhe të rrëmbimit të përsonit.

“Dy raste janë aktualisht nën hetim, sepse dyshohet për element të një vepër penale, ndërsa në dy rastet e tjera në vitin 2016, 2017. Në një rast është dyshuar për element të veprës penale të trafikimit të lëndëve narkotike, pra që personi kishte lidhje me këtë pjesë. Ashtu dhe një rast tjetër të veprës penale rrëmbi personi që lidhej gjithashtu me element trafikimi”, sqaron prokuroria.

Të fundit