Flash News

KRYESORE

Konfirmohet rasti i parë me Covid-19 edhe në Turqi

Konfirmohet rasti i parë me Covid-19 edhe në Turqi

Turqia ka raportuar rastin e parë me coronavirus.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca u tha gazetarëve mbrëmë vonë se virusi ishte zbuluar te një qytetar mashkull pasi kishte udhëtuar në Evropë.

Pacienti është izoluar dhe familjarët e tij janë në karantinë, tha Koca.

Ministri paralajmëroi qytetarët kundër udhëtimeve të panevojshme jashtë vendit dhe u bëri thirrje atyre që të ndjekin të gjitha metodat e mbrojtjes kundër coronavirus-it të shpallur nga ministria.

"Ne duhet të kufizojmë prekjet, të udhëtojmë jashtë vendit sa më pak të jetë e mundur, të vetë-karantinojmë veten dhe të kujdesemi veçanërisht për të moshuarit", tha Koca.

Ai shtoi se një grua 86-vjeçare amerikane e testuar pozitive për virusin nuk vizitoi Turqinë, por thjesht kaloi nëpër një aeroport.

Të fundit