Flash News

KRYESORE

Konfirmohet vetëdorëzimi i Klement Balilit, vendndodhja mbahet ende sekret

Konfirmohet vetëdorëzimi i Klement Balilit, vendndodhja mbahet ende

Të gjitha burimet mediatike kanë konfirmuar lajmin për vetëdorëzimin e Klement Balilit, i njohur ndryshe si ‘Eskobari i Ballkanit’.

Ishte Sali Berisha, ish-kryeministër, që njoftoi i pari për këtë zhvillim të rëndësishëm, duke publikuar një mesazh ku thuhej se Balili është dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ndërkohë, disa media raportuan më pas se i akuzuari si “boss i drogës” ndodhej në ambientet e Policisë së Shtetit.

Gjithsesi, institucionet nuk kanë dalë ende me një deklaratë zyrtare duke mbajtur sekret vendndodhjen e Balilit.

Klement Balili është shpallur në kërkim që në maj të 2016-ës, pas vendimi të gjykatës greke, ndërkohë që operacionet për arrestimin e tij në Shqipëri kanë dështuar disa herë për shkak të dekonspirimeve. Ai konsiderohet si një prej trafikantëve më të fuqishëm të trafikut të drogës në Ballkan. Përpara se të shpallej në kërkim, ai mbante postin e drejtorit të transportit në Sarandë.

Vetë Balili kishte konfirmuar se do të dorëzohej kur të mbylleshin hetimet, ndërsa mediat njoftuan se dosja e plotë ka mbërritur nga Greqia në dhjetor të 2018-ës.

Të fundit