Konfirmon Barcelona, shet Arthurin te Juventus për 72 milionë euro

Barcelona ka rënë dakord që të shesë Arthurin për 72 milionë euro te Juventusi.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi spanjoll përmes faqes zyrtare.

Arthur ka kaluar te Barcelona nga Gremio në vitin 2018, ndërsa ka luajtur 72 ndeshje për klubin nga Camp Nou. Këtë edicion ka luajtur 28 ndeshje në të gjitha garat kurse ka shënuar katër gola.

Trajneri Quique Setien e ka përfshirë Arthurin në skuadër për ndeshjen e së martës ndaj Aletico Madridit.