Flash News

KRYESORE

Konfirmon Behgjet Pacolli, Rita Ora në Kosovë për 10-vjetorin e pavarësisë

Konfirmon Behgjet Pacolli, Rita Ora në Kosovë për 10-vjetorin e

Prej disa ditësh është shkruar në media se Rita Ora ka anuluar ardhjen e saj në Kosovë për 10-vjetorin e Pavarësisë. Ku sipas mediave aludohej se ardhja e Rita Orës bashkë me ekipin e saj dhe akomodimin në Kosove shkonte 300.000 Euro.

Por, zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar pjesëmarrjen e këngëtares.

Nga qeveria e Kosovës është mësuar se nuk ka asnjë anulim për festën dhe organizimin e 17 Shkurtit, ndryshe nga ç’është përfolur gjatë ditës në mediat shqiptare.

“Nesër do të aprovohet buxheti në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, kështu që gjithçka do të shkojë sipas planit, sipas Këshillit Organizativ”,- shkruhet në deklaratën e qeverisë.

Institucionet shtetërore kishin konfirmuar ardhjen e këngëtares kosovare me famë botërore, por së fundmi u raportua se ardhja e saj mund të anulohej për shkak të disa vonesave.

Megjithatë, qeveria e Kosovës ka konfirmuar se në festën e dekadës së parë të shtetësisë, çdo gjë do të shkojë ashtu siç ka qenë e planifikuar: “Krejt çka është e planifikuar deri më 18 do të jetë e realizueshme”.

Në buxhetin që do të miratohet nesër, kostoja totale e shpenzimeve për 17 Shkurt pritet të arrijë shifrën e 300.000 mijë eurove.

 

Të fundit