Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Konfirmon Shtëpia e Bardhë: Trump po shqyrton blerjen e ishullit të Grenlandës
Pas publikimit nga gazeta “Wall Street Journal” se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka shprehur interesin për blerjen e ishullit të Grenlandës, vjen reagimi nga këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kadlow.
Ai tha se presidenti Donald Trump “dëshiron të marrë në konsideratë” blerjen e Grenlandës, megjithëse ishulli, i cili është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, është raportuar se nuk është në shitje.
Kudloë tha për “Fox News Sunday” se nuk preferon të parashikojë se ç’mund të ndodhë, por deklaroi se Grenlanda, e vendosur mes Atlantikut dhe Oqeanit Arktik, cilësohet si një vend strategjik me “shumë minerale të vlefshme”.
Nga ana tjetër, hipoteza e blerjes së ishullit nuk është pritur seriozisht nga autoritetet daneze. Ish kryeministri Rasmussen ka bërë një postim në twiter ku shkruan se kjo duhet të jetë një shaka e 1 prillit nga ana e Trump, edhe pse është jashtë sezonit.
Blerja e Groenlandës nga një president amerikan nuk është diçka e re. Përpara Trump ka qenë presidenti Harry Truman, i cili në vitin 1946 i propozoi shtetit danez të blinte ishullin kundrejt shumës prej 100 milion dollarësh. Oferta u refuzua nga autoritetet daneze.