Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konfiskohet pasuria e Ronaldinhos; braziliani mbetet pa makinë dhe televizor
Kështu ish- futbollisti i famshëm mbeti pa automjetin luksoz, pikturat, televizorin dhe gjëra të tjera me vlerë
Futbollisti legjendar brazilian, Ronaldinho, ballafaqohet me probleme të mëdha financiare, ndërsa dje gjykata i konfiskoi asete të vlefshme.
Sipas mediave braziliane, pas përfundimit të karrierës së mrekullueshme, në jetën e futbollistit janë paraqitur një numër problemesh financiare, për çka tani është detyruar të udhëtojë nëpër botë me vëllain dhe agjentin e tij për të përfituar para duke xhiruar reklama.
Tani është paraqitur edhe një problem, pasi që Ronaldinho së bashku më vëllain kanë shkelur ligjin për shkak të ndërtimit të një objekti në hapësirën e mbrojtur.
Gjykata solli vendim për të gjobitur vëllezërit, por meqë Ronaldinho nuk pagoi gjobën, pasi që në llogari kishte vetëm 6 euro, atij iu konfiskuan asete të vlefshme.
Kështu ish- futbollisti i famshëm mbeti pa automjetin luksoz, pikturat, televizorin dhe gjëra të tjera me vlerë.
Po ashtu, prokuroria e shtetit kërkon të dëshmojë se Ronaldinho në fakt, në një mënyrë fsheh paratë për të mos paguar gjobën dhe se nuk është para falimentimit.