Flash News

KRYESORE

Konflikt me armë në Tiranë, dy të plagosur

Konflikt me armë në Tiranë, dy të plagosur

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një konflikti në zonën e Fushë-Mëzezit në periferi të Tiranës.

Shtetasi J. H., 17 vjeç është plagosur në këmbë me armë zjarri, por është jashtë rrezikut për jetën ndërsa është dëmtuar me sende të forta Z. Q., 24 vjeç.

Policia dyshon se autor i ngjarjes është shtetasi me iniciale I.E., që është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:00 në Fushë Mëzez në rrugën “Lisi”, gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën shtetasi J. H., 17 vjeç, si dhe është dëmtuar me sende të forta shtetasi Z. Q., 24 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se autori është shtetasi I. E., ku po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit