Flash News

KRYESORE

Konflikt me thika mes të rinjve, plagosen 2 vëllezër në Cërrik

Konflikt me thika mes të rinjve, plagosen 2 vëllezër në

Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur me thikë pas një sherri të çastit me tre persona të tjerë. Nga raportimet e para bëhet me dije se ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Këtë të premte në qytetin e Cërrikut, para një  supermarketi, pas një konflikti të çastit mes shtatasve  E.B. N.B (vëllezër), dhe N.Ç , S.S,  E.B., janë  plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit  E.B. 29 vjeç dhe N.B., 24 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Me marrjen e njoftimit  shërbimet e Policisë Cërrik kanë ndërhyrë menjëherë duke arrestuar në flagrancë  njërin prej autorëve të dyshuar  konkretisht  shtetasin N.Ç, 28 vjeç. Forcat e Policisë  janë vënë në ndjekje  të dy shtetasve të tjerë S.S. dhe E.B,  të dyshuar si autorë të ngjarjes, ku vijon ndjekja për kapjen e tyre. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit