Flash News

KRYESORE

Konflikt mes të rinjve në lokal, qëllohet me thikë 18-vjeçari

Konflikt mes të rinjve në lokal, qëllohet me thikë

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në përdorimin e armëve.

Burime të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Hajdaran të Elbasanit dhe të rinjtë kanë qenë duke luajtur letra.

Konflikti ka ndodhur mes shtetasve Sh.Xh 18 vjeç dhe Y.O 18 vjeç se cili prej tyre do të futej në lojë, ndërkohë që ky i fundit ka qëlluar me thikë në brinjën e djathtë bashkëmoshatarin.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Të fundit