Flash News

KRYESORE

Konflikte për pronën, kunati dhunon barbarisht 55-vjeçaren

Konflikte për pronën, kunati dhunon barbarisht 55-vjeçaren

Policia e Durrësit bën me dije se një 55-vjeçare është dhunuar për motive pronësie. Për shkak të plagëve të marra, ajo është transportuar drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar. Mësohet se shtetasja është goditur nga kunati M.K. dhe nga dy djemtë e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.09.2018, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka ardhur e dëmtuar shtetësia Q.K. 55 vjeçe, banuese në Armath, Manëz, Durrës, e cila është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT, Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se autorët e dyshuar janë shtetasit M.K. 61 vjeç dhe dy djemtë e tij, shtetasit A.K. 28 vjeç dhe A.K. 32 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive pronësie janë  konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Q.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare“ e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenet 79/c, 22,   25 te Kodit Penal.

Të fundit