Flash News

KRYESORE

Konflikti/ Arabia Saudite planifikon t’a kthejë Katarin në një...ishull

Konflikti/ Arabia Saudite planifikon t’a kthejë Katarin në

Shteti i pasur i Katarit është i vendosur mbi gadishullin me të njëjtin emër, por shumë shpejt kjo mund të ndryshojë. Fqinji i madh, Arabia Saudite po planifikon që ta kthejë gadishullin e Katarit në një ishull dhe kjo për shkak të konfliktit që ekziston midis dy shteteve.

Saoud al-Qahtani, një këshilltar në Gjykatën e Mbretërisë Saudite ka konfirmuar planet për të ndërtuar një kanal detar përgjatë kufirit të Mbretërisë me Katarin.

Javën e kaluar, mediat raportuan se Arabia Saudite planifikon të ndërtojë një kanal detar prej 60 kilometrash përgjatë kufirit të saj me Katarin, duke premtuar përfundimin e projektit brenda 12 muajve. Sipas raportimeve të medias, kanali do të ndërtohet afërsisht një kilometër brenda territorit saudit dhe do të realizohet nga një konsorcium prej nëntë investitorëve vendas me një kosto totale prej 2.8 miliardë rialë saudit (afro 750 milionë dollarë).

Por ndëshkimi i sauditëve mbi Katarin nuk përfundon këtu sepse projekti parashikon gjithashtu ndërtimin e një baze ushtarake pranë kufirit dhe ndërtimin e një depoje për grumbullimin e mbeturinave bërthamore.

Verën e kaluar, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini kolektivisht ndërprenë lidhjet me Katarin, duke krijuar një nga krizat më të mëdha në marrëdhëniet ndër-arabe në historinë e kohës së fundit.

Blloku i udhëhequr nga Arabia Saudite premtoi të imponojë më tepër sanksione mbi Doha-n nëse kjo e fundit nuk arrin të përmbushë një listë kërkesash. Këto kërkesa përfshijnë mbylljen e transmetuesit të lajmeve Al-Jazeera me bazë në Katar dhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike të Katarit me Iranin.

Të fundit