Flash News

KRYESORE

Konflikti me Kastro Zizon, Kozeta Kurti bën publike mesazhet e shkëmbyera dhe sqaron të vërtetën

Konflikti me Kastro Zizon, Kozeta Kurti bën publike mesazhet e

Disa javë më parë shpërtheu një konflikt virtual mes këngëtarit Kastro Zizo dhe gazetares Kozeta Kurti. Shkak për këtë sherr u bë përjashtimi i këngës Kastros nga festivali i RTSH.

Por kur kanë kaluar disa kohë nga kjo ngjarje duket se gjërat janë sheshuar, pasi Kozeta Kurti në një intervistë për emisionin Thumb, deklaroi se nuk kishte asgjë me këngëtarin.

“Kënga e Kastros nuk kishte pse të censurohej sepse nuk kishte probleme etniteti, komuniteti, nuk ishte fyes, nuk ishte racist. Ka një dallim mes përjashtimit dhe mospranimit. Kënga e Kastros nuk mblodhi pikët e duhura nga të gjitha specifikimet që ka kënga. Kur votimi është 50 minus 1, nuk legjitimohet, kaq është e gjitha”, u shpreh Kozeta Kurti.

Teksa u pyet nëse ajo dhe Kastro ishin akoma miq, Kozeta u përgjigj: “Ah si nuk e kam telefonin me vete, të tregoj mesazhin e Kastros, i cili më shkruante: Atë punë kanë portalet!”./Panorama

Të fundit