Flash News

KRYESORE

Konflikti në Dibër, polici militant i PDIU, sulmoi përkrahësit e PD

Konflikti në Dibër, polici militant i PDIU, sulmoi

Detaje të reja janë bërë publike nga sherri i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Ushtelenxë të Peshkopisë. Mësohet se polici i arrestuar, Demir Deda, 26 vjeç, është përkrahës i PDIU-së.

Deda është arrestuar pasi së bashku me militantë të tjerë të partisë së Shpëtim Idrizit, është konfliktuar me simpatizantë të Partisë Demokratike.

Nga efektivët e Policisë u bë kontrolli fizik i dy automjeteve dhe disa personave të përfshirë në konflikt, ku në automjetin tip ”Range Rover”, që drejtohej nga shtetasi Demir Deda, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën ai deklaroi se e mbante me leje për shkak të detyrës si punonjës policie.

PDIU ka zhvilluar një fushatë të ashpër në këtë qark, në përpjekje për të nxjerrë ndonjë deputet në zgjedhjet e 25 qershorit.

Të fundit