Kongresi i Lushnjes, 22 deputetë propozojnë 21 Janarin si festë kombëtare

Data 21 janar është shpallkur festë kombëtare dhe pritet të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Kjo datë i është propozuar Kuvendit, ndërsa është firmosur nga 22 deputetë të opozitës. Pesë deputetë kanë refuzuar të firmosin.

Çfarë përfaqëson Kongresi i Lushnjes

Në 21 janar 1920 u çelën zyrtarisht punimet për mbajtjen e Kongresit të Lushnjes, ndërsa punimet i zhvilloi nga data 28 deri më 31 janar 1920.

Kongresi i Lushnjes, që njihet si një ngjarje e madhe e historisë së kombit tonë u mbajt prej 21-deri më 31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Gjatë ditëve të punimeve Kongresi zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Qëllimi i mbajtjes së Kongresit ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së shtetit. Në të morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar.