Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Kongresmeni amerikan Engel: Jam kundër ndryshimit të kufijve, do sillte një reagim zinxhir
Kongresmeni amerikan Eliot Engel mendon se ideja e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë është diçka e gabuar, e kjo do të sillte probleme në rajon. Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë shtoi se do të bëjë të pamundurën që të ndihmojë Kosovën dhe Shqipërinë.
“Jam skeptik për idenë e ndryshimit të kufijve. Kjo do të shkaktonte një reagim zinxhir që unë mendoj se nuk do të ishte pozitiv. Ne i dimë parametrat për Kosovën. Unë mendoj se ndryshimi i kufijve do të ishte një ide e gabuar. Mendoj se kjo nuk do të ishte një gjë e mençur”, tha Engel për Zërin e Amerikës.
Ai shpreson që qeveria e Kosovës të ketë një bazë sa më të gjerë, pasi vendi përballet me disa probleme.
“Serbia po bën përpjekje të forta për të deligjitimuar Kosovën. Ajo po përpiqet të bindë vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të tërheqin njohjet. Ne po luftojmë kundër këtyre përpjekjeve. Kështu që sa më i bashkuar të jetë vendi aq më mirë do të jetë për vendin”.
Ai i kujtoi presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, premtimin që bëri në rastin e vëllezërve Bytyçi, që ende nuk e ka mbajtur, ndërkohë shtoi se Shtetet e Bashkuara duhet që të marrin një rol më aktiv.
“Si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, si mbështetës i fortë i Kosovës dhe Shqipërisë unë do të bëj gjithçka që mundem për ta realizuar këtë dhe për çfarëdo të kenë nevojë zyrtarët e zgjedhur të Kosovës dhe Shqipërisë, unë gjithmonë jam i gatshëm të ndihmoj.”