Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Kongresmeni amerikan Engel: Palët të dialogojnë, Shqipëria meriton një të ardhme evropiane
Kryetari i Komitetit të Çështjeve të Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot L. Engel, është i shqetësuar për situatën politike në vendin tonë në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Sipas tij, udhëheqësit politikë shqiptarë kanë shkaktuar një “bllokimin politik”, ndërsa ka bërë thirrje që mosmarrëveshjet të zgjidhen vetëm me dialog.
“Shqipëria ka bërë hapa të mëdha që prej viteve të saj nën diktaturën e Hoxhës dhe populli shqiptar ka investuar shumë për të parë rrënjët e demokracisë së tyre. Marrëdhënia e fortë dhe e ngrohtë e SHBA-Shqipëri ka ndihmuar në nxitjen e këtyre zhvillimeve. Prandaj, unë jam shumë i shqetësuar nga ajo që po shikoj në ditët dhe javët e fundit, pasi udhëheqësit politikë shqiptarë duket se kanë arritur një bllokim politik.
Në një përpjekje për të zvogëluar tensionet dhe për t’u larguar nga konfrontimet, u bëj thirrje të gjitha palëve të vetëpërmbahen dhe të ndalojnë të gjitha aktet e dhunës. Kjo mosmarrëveshje mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe sipas ligjit.
Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe meriton një të ardhme evropiane, por krizat e përsëritura rreth zgjedhjeve minojnë atë rrugë. Unë i bëj thirrje popullit shqiptar të rifitojë veten për një angazhim politik paqësor dhe për një proces zgjedhor të denjë për një anëtar të familjes demokratike të Atlantikut të Veriut të kombeve demokratike “, përfundoi ai.