Flash News

KRYESORE

Kongresmeni Engel i shpreh shqetësimin admiralit amerikan për komentet rreth Serbisë

Kongresmeni Engel i shpreh shqetësimin admiralit amerikan për komentet

Ligjvënësi amerikan, Eliot L. Engel, i kërkoi admiralit amerikan James Foggo, komandant i marinës amerikane për Evropën, që të bëjë kujdes me komentet rreth Serbisë. Ai i kujtoi se SHBA vazhdimisht ka shprehur shqetësimin për orientimin e Beogradit dhe marrëdhëniet e tij më Moskën.

Engel që kryeson Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve i dërgoi një letër admiralit Foggo, ku shprehu shqetësimin e tij rreth komenteve që admirali kishte bërë në një intervistë më 16 dhjetor të vitit të kaluar në Beograd rreth bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Serbisë.

“Komentet nuk e pasqyrojnë në mënyrën e duhur politiken e Shteteve të Bashkuara dhe bien ndesh me një raport të Departamentit të Mbrojtjes që është dërguar në Kongres më herët gjatë këtij viti.”

Admirali Foggo deklaroi se “unë e shoh bashkëpunimin (NATO-Serbi) duke u përmirësuar në mendjen time. Tani për tani ato janë partnerë dhe vendi juaj është shumë i lumtur me këtë, dhe kjo është e shkëlqyeshme. Ne jemi në rregull edhe më këtë. Kështu që ju do të zgjidhni dhe merrni atë që dëshironi të bëni dhe sa larg dëshironi të çoni këto marrëdhënie, dhe ne do të jemi atje për ju”.

“Në raportin dërguar Kongresit me 31 maj të vitit 2019, Departamenti i Mbrojtjes shpjegon me hollësi marrëdhëniet e zgjeruara ndërmjet Serbisë dhe Rusisë”, shkruhet në letrën e Engel-it, raporton “Zëri i Amerikës”.

“Serbia siguron mjedisin më të favorshëm për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor ... Para Partisë Përparimtare serbe të Presidentit Aleksandër Vuçiç që mori pushtetin në vitin 2012, marrëdhëniet dypalëshe ushtarake serbe me Rusinë ishin të pakta”

Të fundit