Flash News

KRYESORE

Konjufca mban fjalimin e parë si kryetar i ri i kuvendit të Kosovës

Konjufca mban fjalimin e parë si kryetar i ri i kuvendit të

 Kryetari i ri në parlamentin e Kosovës është zgjedhur Glauk Konjufca. Ndërkohë që nënkryetarë të parlamentit me 104 vita pro nga 111 deputetë u zgjodhën Arbërie Nagavci, Kujtim Shala dhe Memli Krasniqi. Kryetar i ri i Kuvendit, në fjalimin e tij të parë pas marrjes së këtij posti premtoi se kryesia e re e kuvendit do të kryejë detyrat në bazë të ligjeve të shtetit.

“Që në fillim duam që t’ju falënderojmë që e themeluat legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës. Ju falënderoj që na besuat këtë dëshirë me përgjegjësi. Ju garantojmë që edhe si Kryesi e Kuvendit të Kosovës që do t’i kryejmë detyrat tona ashtu siç kërkohet me shumë nder sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe Kushtetutës sonë që është në fuqi.

Po i bashkangjitem urimit të juaj si deputetë të Republikës së Kosovës për ata që janë më të rëndësishmit, qytetarët e Republikës së Kosovës sepse pa besimin e tyre s’do të ishim këtu ku jemi”, tha Konjufca në fjalimin e parë si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Të fundit