Flash News

KRYESORE

Konsensus me LSI dhe pakt me PD, Rama tregon si do veprojë me opozitën në Kuvend

Konsensus me LSI dhe pakt me PD, Rama tregon si do veprojë me opozitën

Kryeministri Edi Rama duket se është më shumë i prirur për marrëveshje me kundërshtarët historik, Partinë Demokratike, sesa me ish-aleatin në qeveri, LSI-në.

I pyetur në emisionin ‘Përballë’ nëse LSI-ja do të përfshihej në konsensusin me PD-në për çështje madhore, Rama nuk mohoi, por nxitoi të bënte dallimin mes konsensusit dhe marrëveshjes.

“Gjithmonë nëse flasim për konsensus ky nënkupton të gjithë spektrin. Nëse flasim për marrëveshje mes palësh këtu mund të jemi me spektër të kufizuar. Por ky është një diskutim i parakohshëm, pasi do të duhet të shohim se si do të pozicionohen opozitat në raport me këto çështje të mëdha”, tha Rama.

Rama deklaroi se PS do të kërkojë gjithnjë votat e opozitës në Kuvend, edhe për ato ligje që kërkojnë vetëm 71 vota.

Rama i përgjigjet presidentit të Greqisë: Deklaratë e paimagjinueshme dhe marrëdhënie problematike

Pas 12 vitesh rikthehet në Kuvend përballja e shumëpritur

Basha vendos çfarë do të bëjë nesër me votën për Gramoz Ruçin, urdhrin ua jep deputetëve

Të fundit