Flash News

KRYESORE

Konservativja Weekly Standard po mbyllet sepse është kundër Trump

Konservativja Weekly Standard po mbyllet sepse është kundër Trump

Në numrin e fundit të nëntorit, Stephen Hayes, kryeredaktori i Weekly Standard, publikoi një artikull me titull "Si u ekspozuan gënjeshtrat e Trump për Rusinë".

Por, ky botim i guximshëm konservator, një ndër të vetmit që nuk i është dorëzuar Presidentit amerikan dhe llojit të tij të konservatorizmit, mund të mbyllet. Sipas britanikes The Economist, Hayes i tha ekipit më 4 dhjetor se e ardhmja e revistës është në dyshim. Pronari i revistës, Philip Anschutz është i shqetësuar për kritikat kundër Trump.

The Weekly Standard, u themelua nga William Kristol dhe Fred Barnes në vitin 1995 si pjesë e e News Corporation të Rupert Murdoch dhe u bë një zë me ndikim i nekonservatorizmit përgjatë presidencës së Clinton, Bush dhe Obama.

Kristol ishte një kritik i Trump i cili, sipas tij, po i tradhtone parimet e konservatorizmit. Ai dhe Hayes nuk u lëkundën as pas fitores së Trump

Botimet konservatore që u bënë me Trump që në fillim ishin  Breitbart News, Daily Caller dhe Fox News.

Faqja editoriale e The Wall Street Journal e mori kthesën më vonë.  The National Review, që në janar 2016 iu sul kandidatit me një numër që titullohej “Against Trump”, që prej atëherë ka përshtatur një linjë më të butë, megjithëse ende boton antagonistë të Presidentit.

 

Të fundit