Flash News

KRYESORE

Konservatori Shelbrooke përshëndet procesin e brendshëm për përzgjedhjen e kandidaturave për deputet në PD

Deputeti i Partisë Konservatore në Parlamentin Britanik, Alex Shelbrooke, përmes një postimi në Twitter përshendeti procesin e brendshëm zgjedhor që Partia Demokratike po ndërmerr për të nxjerrë kandidaturat e saj për deputetë dhe kryetarë bashkish në  zgjedhjet e ardhshme.

“Puna që bëmë së bashku me@WFD_Democracy, ndërsa isha Përfaqësues Ndërkombëtar i Partisë Konservatore, ndihmoi Partinë Demokratike të Shqipërisë të modernizojë proceset e saj të brendshme, përfshirë zgjedhjen e kandidatëve”, shkruan Shelbroooke.

Kujtojmë se, Shelbrooke ka qenë një ndër kontribuesit kryesor të këtij procesi, i cili së bashku me Fondacionin Westminister dhanë konsulencën e tyre për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e një prej proceseve më të rëndësishme politike për një parti këto 30 vitet e fundit.

4e3c722f 6641 4c7c A49e E5bd2df98050

Të fundit