Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Konsiderohet mik i Ballës dhe Veliajt, si doli nga burgu Edmond Bego falë vendimeve të gjykatave shqiptare
Edmond Bego është dënuar në vitin 2008-të me 27 vite burg nga Gjykata e Torinos për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikut të drogës, por anëtari i bandës së Aldo Bares ka vuajtur një përqindje shumë të vogël të këtij dënimi.
Arrestimi i tij në Greqi dhe masa e sigurisë ‘arrest me burg’ që gjykata e këtij shteti vendosi ndaj ish-të dënuarit për trafik droge, i konvertuar tashmë në biznesmen në Shqipëri, ka ndezur debatin politik në vend.
Partia Demokratike akuzon Taulant Ballën, kreu i Grupit Parlamentar të PS, se ka marrëdhënie shoqërore me Edmond Begon, ndërsa gazetari Flamur Vezaj shtoi në ‘listën e miqësisë’ edhe Gramoz Ruçin me Erion Veliajn.
Ndonëse i dënuar për trafik droge, Bego ka vuajtur në Shqipëri një dënim më të vogël se ai që vuajnë të rinjtë shqiptarë kur kapen me një qese 3-5 gram hashash.
Edmond Bego ka përfituar fillimisht dy amnisti nga autoritetet italiane, të cilat e kanë zbritur dënimin nga 27 vite burg në 11 vite burg dhe përfundimit në 7 vite e 4 muaj burg. Sikur të mos mjaftonin këto amnisti nga Italia, Gjykata shqiptare janë treguar gjithashtu bujare me Begon.
Pas arrestimit në vitin 2009-të në Shqipëri, Gjykata e Lartë njohu dënimin me 4.4 vite burg për Edmond Begon, duke i ulur 3 vite burgim. Pasi qëndroi në qeli për 1 vit e 11 muaj, Gjykata e Krujës vendosi që pjesën e mbetur të dënimit, 1.8 vite heqje lirie, ta konvertonte në liri me kusht.