Flash News

KRYESORE

Konstatimi i gazetarit: Në sistemin e drejtësisë janë dy lobe

Konstatimi i gazetarit: Në sistemin e drejtësisë janë dy

Gazetari Ilir Babaramo, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh sistemi i drejtësisë është i kapur nga politika.

“Në sistemin e drejtësisë janë dy lobe. Unë besoj që prokuroruia është në kontroll janë nën financim të Berishës. Ajo që është situatë e frikëshme, në sistemin e drejtësisë është rotacioni politik që ndodh edhe aty. Aty janë dy lobe që ndahen të dyja palët”, tha Babaramo.

Ndërkohë, analisti Fatos Lubonja, lëshoi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi si padrino të vendit tonë, që i doli në mbrojtje Saimir Tahirit.

“Ky është Padrino, i tha Tahirit që pas nënës dhe babait tënd jam unë që shqetësohem për ty. Këtu te ne, mafia del në televizion, ndërkohë që jashtë janë të fshehtë nuk dalin. Në çdo shtet ka mafie, por te ne mafia ka shtetin e vet. Ky padrinoja e ka mbrotjur atëherë Tahirin, kur Zagani nxorri prova dhe këto prova jan dhe sot. Sot që doli prova Padrino mbron Tahirin”, u shpreh Lubonja.

Të fundit