Konstatimi i mjekut australian: Vrapuesit në rrugë mund të jenë transmetuesit më të mëdhenj të koronavirusit

Doktori australian, Norman Swan, argumenton se përhapësit më të mëdhenj të koronavirusit mund të jenë ata të cilët vrapojnë në rrugë.

Nisur nga kjo ai apelon ndërprerjen e këtij aktiviteti në Australi, për sa kohë pandemia vazhdon.

Për median australiane Daily Mail, Swan shpjegoi sesi një vrapues mund të përhapë sekrecionet e trupit siç janë djersa ose pështyma mbi dikë tjetër, nëse distanca sociale nuk respektohet.

“Meqenëse ata të cilët vrapojnë marrin frymë shpejt dhe djersiten edhe më shpejt, ata kanë shansin më të madh të lirojnë virusin në ajër dhe kështu ndoshta infektojnë personat pranë të cilëve kalojnë” – ka sqaruar mjeku.

Edhe një herë mjeku ka treguar rëndësinë e mbajtjes së distancës në minimum 2 metra, ndërkaq kjo vlen posaçërisht për ata të cilët stërviten jashtë.

Aktualisht nuk ka prova që tregojnë se COVID-19 mund të transmetohet përmes djersës, por dr. Swan ka paralajmëruar që ata të cilët vrapojnë aktualisht janë më të rrezikshmit, duke pasur parasysh që lirojnë më shumë pikla të imta edhe nga goja se ata të cilët vetëm shëtisin.

Me palestra të mbyllura për një kohë të pacaktuar, një nga arsyet që australianët mund të largohen nga shtëpitë e tyre është të ushtrojnë ushtrime në vende publike, por këshillohet që të qëndrojnë të paktën 1.5 metra larg.

Sidoqoftë, shumë vrapues dhe çiklistë injoruan pa dyshim distancimin shoqëror gjatë fundjavës pasi u mblodhën në Bay Run, një park prej shtatë kilometrash përreth Iron Cove në perëndimin e brendshëm të Sidneit.

Përshtatur nga DailyMail