Flash News

KRYESORE

Konstitucionalisti Kume kundër vendimit të KQZ: Regjistroi Bindjen Demokratike për interesa të mazhorancës

Konstitucionalisti Kume kundër vendimit të KQZ: Regjistroi Bindjen

Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume ka bindjen se regjistrimi i partisë Bindja Demokratike është bërë në shkelje të ligjeve. Vendimi i KQZ nuk i ka lënë shije të mirë ndërkohë që shton se regjistrimi është marrë “me interesat e partive politike”, duke nënkuptuar se po i shërben mazhorancës.

“Nuk ka punë KQZ me firmat mbështetëse, për këto interesohet gjykata. KQZ në kërkesat që I bënë subjektit një ndër to është që të paraqesi vendimin e trupës gjykuese, dhe në rastin konkret Bindja Demokratike nuk e ka bërë këtë gjë, sepse vendimi I gjykatës futet në fuqi 15 ditë pas regjistrimit të partisë politike si subjekt. KQZ ka marrë vendimin duke mos e patur të plotë dokumentacionin. Por perceptimi që me krijon mua e gjithë kjo është në fund të fundit një ndjesi jo pozitive. Në vlerësimin time sjella e këtyre dy institucioneve është parathënie e asaj që administrimi i procesit kështu sic ka nisur nuk thotë që do të kemi një proces në zbatim të ligjit, më shumë se sa vendimi I marrë është në konvergjencë me interesat e partive politike”, sqaron Kume.

Mbi 60 persona kane denoncuar se Bindja Demokratike u ka falsifikuar firmat per tu regjistruar ne Gjykate, dhe kane paralajmeruar se do te hapin padi ndaj drejtuesve te subjektit politik.

Të fundit