Konstituimi i Këshillit Bashkiak/ Tensionohet situata, protestuesit përplasen me policinë

Është tensionuar situata para ambienteve të bibliotekës së universitetit të Shkodrës.

Mbështetës të PD kanë tentuar të hyjnë në ambientet e brendshme të bibliotekës ku po mbahet mbledhja e thirrur nga prefekti Çesk Millja për konstituimin e Këshillit Bashkiak.

Por, ata kanë ndeshur në rezistencën e policisë, me të cilët herë pas here shtyrje dhe konfrontime fizike.

Forca të shumta policore të rendit, Shqiponja dhe FNSH kanë zbarkuar në ambientet e universitetit që prej orëve të para të mëngjesit, duke mos i lejuar protestuesit të ndërhyjnë në mbledhjen që PD e cilëson të paligjshme.