Flash News

KRYESORE

Konstituohet Këshilli i ri Bashkiak në Kamëz, të pranishëm Balla dhe Bushati

Konstituohet Këshilli i ri Bashkiak në Kamëz, të

Këshilli i ri bashkiak i Bashkisë Kamëz u konstituua ditën e sotme. Të zgjedhurit nga zgjedhjet e 30 qershorit e mbajtën mbledhjen e parë në shkollën “Ibrahim Rugova”. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe deputeti i socialist Edvin Bushati dhe kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës, Aldrin dalipi.

Këshilli përbëhet nga 41 anëtarë, 40 prej të cilëve të grupimit Aleanca për Shqipërinë kurse 1 nga Bindja Demokratike. Nga zgjedhjet e 30 qershorit, fitues doli Rakip Suli, që do të drejtojë bashkinë në 4 vitet e ardhshme. Por kryetari i mëparshëm, Xhelal Mziu e bëri të qartë se ai nuk ka ndërmend që të lirojë zyrën.

Ai tha se do të drejtojë qytetin deri në organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme më 13 tetor.

Mziu rrëzimin e kërkesës së tij nga Gjykata e Tiranës e konsideron politik dhe për këta arsye, thotë se drejtësinë do ta kërkojë në shkallët më të larta të gjyqësorit. Por ai premton se nuk do t’i çojë qytetarët në përplasje.

“Nuk më intereson një mbajtje e karriges edhe pse është ligjore. Ju kam sugjeruar mbështetësve që mos e kthejmë në një betejë. Nuk do lejoj gjakderdhje, por s’do lë instrument ligjor pa përdorur ndaj këtij sistemi të kalbur që ka një emër, Ramën e Rilindjen”, deklaroi Mziu për mediat.

Të fundit