Flash News

KRYESORE

Konsull nderi në Korenë e Jugut, PD: Kjo është ‘merita’ e vetme e biznesmenit Agron Papuli

Konsull nderi në Korenë e Jugut, PD: Kjo është

Partia Demokratike ka reaguar pas lajmit të publikuar në Politiko.al për 45 konsujt e ndërit të Shqipërisë në vende të ndryshme të botës. Departamenti i Anti-korrupsionit është ndalur të emërimi i Agron Papulit si përfaqësues i vendit në Korenë e Jugut. Kontributi i vetëm i Papulit, sipas selisë blu, është përfitimi i 18. 5 milionë eurove nga buxhetit i shtetit dhe fuqizimin e sektit të Rilindjes.

“Nëse ka ndonjë pikëpyetje rreth ‘përsesë’ së këtij titulli, përgjigjja është e qartë dhe lidhet me pronësinë e tij de facto mbi Hyundai-n. Kështu kanë rast të binden dhe skeptikët që nuk i shihnin emrin, mikut të Ramës, nëpër “letra”.

Agron Papulit, i cili nëpërmjet shoqërisë CLASSIC shpk, HYUNDAI AUTO ALBANIA shpk dhe TIRANA AUTO shpk, ka përfituar 23 miliard lekë ose 18,5 milion euro në tendera publikë, i akordohet dhe titulli i konsullit të nderit të Republikës së Rilindur të Shqipërisë, falë kontributit të tij të madh në bjerrjen e buxhetit të shtetit dhe fuqizimin e sektit të Rilindjes”, shkruan PD-ja.

Në liste binin në sy edhe emra të tjerë të njohur në vend, si biznesmeni Samir Mane, analisti Mentor Nazarko, politikaniArben Malaj, etj.

Të fundit