Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Konsulli i nderit në Danimarkë letër Cakajt: Pse nuk më ç’nderon dot një ministër i komanduar
Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Danimarkë, Përparim Kalo nuk i ka pritur mirë komentet e ministrit Gent Cakaj, që deklaroi heqjen e targave diplomatike me argumentin se shume prej tyre kanë abuzuar me to.
Në një email, dërguar Ministrisë së Jashtme, Kalo mohon të ketë kryer ndonjë shkelje, ndërsa i kujton Cakajt ndërtimin që ka marrë nga Mbretëresha Margreth II e Danimarkës.
“Eshtë e padrejtë të çnderohem nga ministër i komanduar i shtetit tim. Përfitoj nga ky komunikim për t’ju përcjellë nderimet e rastit”, sqaron ai.
Politiko i riktheu në vëmendje, ‘zgjohet’ Gent Cakaj dhe u heq privilegjet konsujve të nderit
Reagimi i plotë:
Ju faleminderit për notën verbale e cila përcjell shqetësimin e ministrit të komanduar për saktësimin e rregullave protokollare në fushën e targave CD të automjeteve të Konsujve të Nderit.
Ndërkohë desha t’i përcillni ministrit të komanduar këtë mesazh:
Deklarimi se Konsujt e Nderit paskan bërë “shkelje të habitshme duke u pajisur me targa CD”, është në fakt një deklarim i habitshëm, pasi në asnjë vend të botës shteti nuk mund të konsiderojë shkelje, aq më tepër të habitshme, një veprim apo veprimtari të autorizuar prej vetë shtetit, ose organit të tij përfaqësues.
Ndërkohë personalisht konfirmoj se nuk do ta përdor targën CD, por nga ana tjetër kërkoj që ministri të deklarojë publikisht se Përparim Kalo nuk ka bërë shkelje të habitshme, për të kompesuar sadopak dëmin që ka shkaktuar lajmi, i përcjellë me aq bujë në media.
Jam i nderuar nga Mbretëresha Margreth II e Danimarkës dhe është e padrejtë të çnderohem nga ministër i komanduar i shtetit tim. Përfitoj nga ky komunikim për t’ju përcjellë nderimet e rastit.