Flash News

KRYESORE

Konsultimi i Metës me paraardhësit për plotfuqishmërinë, Rama: Shpresoj të mos ndikohet nga qëndrimet e Berishës

Konsultimi i Metës me paraardhësit për

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në “Klan Kosova" me gazetarin Baton Haxhiu, ku kanë folur për aktualitetin në Kosovë.

Rama është pyetur edhe për marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe lëvizjen e Presidentit Ilir Meta, i cili ka kërkuar të konsultohet me paraardhësit e tij, duke përfshirë këtu dhe Sali Berishën.

Kryeministri u shpreh se Meta ka të gjithë të drejtën për të kërkuar konsulencë, duke shpresuar që të mos ndikohej politikisht duke përmendur këtu Berishën si një ndër ish-presidentët. Ndërsa mungesën e emrave të negociatorëve Rama e konsideron si një procedurë.

“Unë nuk mendoj se presidenti do e refuzojë këtë marrëveshje  e cila është në interes të shqiptarëve. Unë mendoj se presidenti ka të gjithë të drejtën ta analizojë marrëveshjen, pasi projekti vjen në jetë pas një marrëveshje të vjetër, dhe nuk dua të mendoj që presidenti është bërë pjesë e një kahu politik për të rrëzuar këtë marrëveshje, dua shumë që të besoj këtë.

 Emrat e negociatorëve nuk mund të zgjedhim pa marrë plotfuqishmërinë nga presidenti. Pas dhënies së lejes nga Meta, ai ka tre momente që lidhen me këtë proces. Meta u konsultua me paraardhësit e tij, përfshirë dhe me Berishën i cili është kundër, shpresoj që Meta mos të ndikohet nga qëndrimet e Berishës. Këtë dua të besoj unë”, është shprehur ndër të tjera Rama.

 

Të fundit