Flash News

KRYESORE

Konsumimi i kripës tek gratë shtatzëna, sasia që duhet përdorur

Konsumimi i kripës tek gratë shtatzëna, sasia që duhet

Konsumi total i kripës tek një femër duhet të jetë jo më shumë se një lugë çaji (6 gr) në ditë, duke përfshirë kripën në bukë dhe ushqimet e konservuara, e të përpunuara.

Kripa duhet të merret gjithnjë e jonizuar. Prevalenca e lartë e hipertensionit dhe rritja e vdekshmërisë  nga sëmundjet cerebrovaskulare janë të lidhura me konsumin e tepërt të kripës.

Shumica e njerëzve konsumojnë më shumë se kjo sasi, shpesh pa e ditur, sepse kripa është e fshehur në ushqime të tilla si buka, djathi, si dhe ushqimet e përpunuara dhe të konservuara.

Disa rekomandime lidhur me këtë janë:

Ushqimet e përpunuara që gjenden në treg duhet të jenë të etiketuara, dhe nëse nuk janë, konsumatorët duhet të pyesin për përmbajtjen e kripës.

Produktet ushqimore që përmbajnë sasi të madhe kripe (të tymosura, të konservuara, të përgatitura ne formë turshie), duhet të konsumohen në sasi të vogla dhe jo rregullisht.

Duhet të rritet konsumi i ushqimeve me sasi të vogël kripe si zarzavatet dhe frutat.

Duhet të pakësohet sasia e kripës që shtohet gjatë gatimit, apo procesit të përpunimit të ushqimeve. Gjithashtu gjatë përpunimit të ushqimeve mund të shtohen edhe përbërës pikant, erëza për t’i bërë ato me të shijshme.

Të fundit