Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Konsumimi i lartë i kripës dhe dëmtimet që sjell në organizëm
Në menynë tonë të përditshme ushqimore, gjenden artikujt të cilët kanë burime të mëdha dhe të fshehura kripe.
Përveç ushqimeve fast-food, në listën e artikujve të cilët kanë shumë kripë përfshihet edhe buka, simitet e ndryshme dhe produktet e mishit të thatë.
Kripa e tepërt në organizëm mund të shkaktojë probleme me zemrën dhe veshkat, sepse krijon shtresim të tepërt të lëngjeve.
Madje ekzistojnë shtatë mënyra të cilat tregojnë se trupi po merr më shumë kripë se çka nevojë:
Ndjenja e enjtjes dhe e fryerjes
Te konsumimi i tepërt i kripës, lëkura dhe pjesë të caktuar të trupit mund të fryhen për shkak të akumulimit të ujit. Në fytyrë enjtja veçanërisht shihet në zonën përreth syve.
Ndjenja e etjes
Kripa e tepërt shkakton dehidratimin. Si pasojë e saj, do të vëreni që shpesh pini lëngje, posaçërisht gjatë aktiviteteve fizike. Kjo është shenjë që trupi përpiqet të nxjerrë jashtë tepricën e kripës.
Urinimi i shpeshtë
Edhe pse kjo mbase nuk do të tingëllojë si problem serioz, me urinim humbet edhe kalciumi.
Nëse në gjak nuk ka mjaftueshëm kalcium, trupi do të marrë kalciumin nga eshtrat. Për këtë shkak te njerëzit të cilët rregullisht marrin shumë kripë në organizëm, ekziston rreziku i madh nga shfaqja e osteoporozës.
Dëshira për ushqim të pashëndetshëm
Kripa e shumtë mund të shkaktojë humbjen e interesimit për ushqim të shëndetshëm. Njerëzve të cilët konsumojnë shumë kripë, shpesh nuk u pëlqen shija e ushqimit të shëndetshëm.
Ngërçet e muskujve
Te personat të cilët ushtrojnë dhe marrin shumë kripë shpesh shfaqen ngërçet e muskujve. Natriumi dhe kalciumi janë përgjegjës për kontraktimin e muskujve, ndërkaq kalciumi ndihmon në qetësimin e tyre.
Nëse çrregullohet balanca e natriumit dhe kalciumit në organizëm, shpesh do të ndieni dhembje të muskujve.
Lodhja
Dehidratimi shkakton lodhjen. Kjo ndikon negativisht, sidomos tek atat që stërviten.
Problemi me zemrën dhe veshkat
Veshkat nuk munden të filtrojnë aq sasi të madhe kripe, prandaj në trup qëndron uji në mënyrë që ta tresë kripën e grumbulluar. Kjo shkakton rritje të lëngjeve përreth qelizave dhe rritje të vëllimit të gjakut dhe zemra detyrohet të punojë më fuqishëm, në mënyrë që të pompojë gjakun dhe kështu të krijojë presion në enët e gjakut.
Me kalimin e kohës, kjo shkakton dëmtim të zemrës, të enëve të gjakut dhe të veshkave, gjë që mund të çojë në presion të lartë të gjakut apo të sulmit në zemër.