Flash News

KRYESORE

Konsumimi i shalqirit, mënyra më e mirë për të mbajtur nën kontroll hipertensionin

Konsumimi i shalqirit, mënyra më e mirë për të mbajtur

Krahas ujit, në përbërje të shalqirit gjejmë fibrat dhe kripërat minerale si: fosfori, kalciumi, natriumi, kaliumi dhe hekuri; vitamina A, C, B2, B1 dhe PP.

Kuptohet që prania e lartë e mineraleve dhe vitaminave është me efekt pozitiv në organizmin tonë, për shkak të vlerës së tyre të padiskutueshme në mjaft reaksione të rëndësishme të metabolizmit.

Një studim i kryer kohët e fundit në Universitetin e Floridës ka dalë në konkluzionin se hipertensioni mund të mbahet nën kontroll duke konsumuar shalqi.

Kjo për shkak të përmbajtjes me L-citrulinë, një aminoacid me rëndësi thelbësore për formimin e oksidit nitrik, i cili garanton ekuilibrin e presionit të gjakut dhe mban elasticitetin e mureve arteriale.

Oksidi nitrik është një vazodilatator i fuqishëm i formuar nga N-arginina, e cila mund të formohet me transaminim nga L-citrulina e përmbajtjes së shalqirit.

Të fundit