Flash News

KRYESORE

Konsumoi sanduiç, vdes 15-vjeçarja në avion

Konsumoi sanduiç, vdes 15-vjeçarja në avion

Një 15-vjeçare ka humbur jetë gjatë fluturit pasi konsumoi një sanduiç. Ngjarja ka ndodhur në avionin e “British Airways” në Nice të Francës. 15-vjeçarja Natasha Ednan  Laperouse ishte në fluturim bashkë me prindërit, kur u rrëzua përpara tyre. Dyshohet se vajza ka qenë alegjike ndaj susamit, shkruajnë mediat e huaja. 

Policia ka nisur një hetim për këtë ngjarje dhe pritet të përcaktohet nëse ushqimi i shërbyer në avion ishte etiketuar siç duhet.  Autoritetet do hetojnë gjithashtu nëse stafi i “British Airways” i dha ndihmën e parë.

Prindërit e 15-vjeçares janë shkatërruar nga humbja e vajzës së tyre. “Si adoleshente që ishte, Natasha ka qenë shumë e hapur me ne, na tregonte për ndonjë problem që mund të kishte dhe kërkonte këshilla. Si një familje prej 4 anëtarësh, kishim marrëdhënie shumë të ngushtë”, thanë ata.

 

Të fundit