Konsumojini, por mos e teproni! Mandarinat mund të na bëjnë edhe dëm

Dhjetori është muaji i tyre. Po flasim për mandarinat, fruti aq i dashur i dimrit.

Ato kanë plot vlera e vitamina dhe pak kalori.

Në gjuhën angleze ato njihen edhe si Tanxhërina [Tangerina] për shkak se e morën emrin nga vendi prej të cilit importoheshin, Tanxheri i Marokos.

Mandarinat kanë po ashtu shumë ujë në  (85%), përmbajnë më shumë karbohidrate dhe gati aspak yndyrë.

Megjithatë, disa studime kanë nxjerrë në pah edhe efektet e tyre anësore. Efektet anësore ndodhin nëse e teprojmë me sasinë.

Këtu përfshihen dhimbje të mëdha barku, që mund të çojnë deri në diarre.

Po ashtu, të ngënit me tepri mund të çojë në shtim të peshës, vjellje, marramendje, fryrje barku, kokëdhimbje e pagjumësi.