Flash News

KRYESORE

Konsumoni ushqime të pasura me vitaminë C, për një trup të shëndetshëm...

Konsumoni ushqime të pasura me vitaminë C, për një trup

Për një jetë më të shëndetshme nevojitet një trup i shëndetshëm, i cili arrihet nëpërmjet kujdesi të mirë dhe ushqimi të zgjedhur në bazë të vitaminave që merrni prej tyre. Vitamina C është ndër më të rëndësishmet që trupi i njeriut ka nevojë për të.  Vitamina C është antioksidant i fuqishëm  i cili ndihmon në mbajtjen e trupit në formë duke forcuar indin lidhës, i cili përfshinë  kockat, enët e gjakut dhe lëkurën. Është gjithashtu e nevojshme për rritjen, zhvillimin dhe rikuperimin e të gjitha indeve të trupit.

Ja frutat dhe perimet që janë të pasura më vitaminë C:

Speci i kuq

Speci i kuq jep 107.8 mg vitaminë C ,ndërsa hulumtuesit nga Universiteti Buffalo zbuluan se kapsaicina, përbërës i cili  e bën specin e kuq djegës, mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të gjunjëve dhe muskujve.

Speci jeshil

Një filxhan spec jeshil i copëtuar përmban më pak vitaminë C, por në 120 mg, është akoma 200 % e sasisë të rekomanduar ditore. Speci i gjelbër është gjithashtu një burim fibrash.

Brokoli

Një degë me brokoli me madhësi të grushtit siguron 132 mg vitaminë C dhe atë për vetëm 30 kalori. Plus, hulumtimet tregojnë se brokoli mund të ketë efekte  parandaluese të kancerit.

Luleshtrydhet

Një filxhan me luleshtrydhe përmban 84.7 mg të vitaminës C, plus doza të shëndetshme të folatit dhe komponimeve të tjera të cilat janë të mira për shëndetin e zemrës. Një përfitim tjetër nga luleshtrydhet? Ato mund t’ju ndihmojnë të zbardhni dhëmbët natyrshëm.

Lulelakra

Nëse e keni zier, avulluar ose copëtuar një kokë të vogël me lulelakër ju jep një dozë 127.7 mg të vitaminës C, plus 5 gram fibra dhe 5 gram proteina.

Ananasi

Përveç 78.9 mg vitaminë C, ananasi përmban bromelain, një enzimë që ndihmon tretjen e ushqimit i cili ndikon në zbërthimin më të shpejtë të ushqimit në mënyrë që  të zvogëlohet fryrja. Bromelain gjithashtu vepron si një anti-inflamator natyror që mund t’ju ndihmojë të rikuperoheni  më shpejtë pas një stërvitjeje të vështirë.

 

Të fundit