Flash News

KRYESORE

Konsumuan kërpudha, helmohen mbi 700 persona, humbin jetën 9 të tjerë

Konsumuan kërpudha, helmohen mbi 700 persona, humbin jetën 9 të

Mbi 700 persona në Iran janë helmuar pasi kanë ngrënë kërpudha të egra, ndërkohë që 9 të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e helmimit.

Të paktën 50 nga viktimat të cilat u shtruan në spital nëpër tetë provincat e Iranit janë në gjendje kritike, dhe kanë të nevojshme të kryejnë transplant të mëlçisë për të shpëtuar jetën.

Zëdhënësi i shërbimeve emergjente për agjencinë e lajmeve “ISNA” të Iranit, Mojtaba Khalidi, tha se statistikat më të fundit të emergjencës tregojnë se 721 persona janë helmuar nga kërpudhat helmuese, nga të cilat 190 janë hospitalizuar, 523 janë pastruar dhe nëntë kanë vdekur.

Ministria e Shëndetësisë i atribuoi incidentin shiut pranveror nëpër rajonet malore të vendit dhe lëshoi një paralajmërim që i këshillonte njerëzit që të shmangnin kërpudha të egra dhe të panjohura, dhe të mos i preknin ato, sepse toksiciteti i lëkurës është i pranishëm në disa lloje të kërpudhave.

Autoritetet këshilluan njerëzit të mos blejnë kërpudha nga shitësit e rrugëve. Ata që përjetojnë dhimbje barku, vjellje ose marramendje të rëndë këshillohen të pinë shumë lëngje dhe të vizitojnë menjëherë një qendër shëndetësore.

Të fundit